Moti sot në Shqipëri

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të lehta do të karakterizojnë kushtet e motit në Shqipëri, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veri-verilindore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që në të gjithë vendin moti të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.