MPB sqaron qytetarët për furnizimin me certifikata të gjendjes civile

0
355

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se tenderi me furnizim me certifikata është në fazën e vlerësimi dhe aktualisht shërbimet janë duke u kryer të shtypur në letër të bardhë, por që përbajnë nënshkrimin dhe vulën e personit zyrtar.

MPB njofton se gjatë janarit të vitit 2019 kanë qenë të furnizuar me 600 mijë certifikata por për shkak të kërkesave të mëdha janë shpenzuar në kohë shumë të shkurtër.

Shërbimet janë duke u kryer në gjitha komunat dhe nuk ka nevojë për shqetësim.

Poashtu pajisja e qytetarëve me letërnjoftim është duke u bërë në afatin ligjor prej 15 ditësh, njofton Ministria e Punëve të Brendshme përcjellë Klan Kosova.

Kërkesa për furnizim me letërnjoftime, certifikata dhe pasaporta ka qenë më e madhe në këtë periudhe kohore krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Agjencia e Regjistrimit Civil ka kontratë valide për furnizim dhe po e zbaton në bazë të kushteve.