Mujka i VV-së nis sulmet ndaj kryetarit të LDK-së, e quan vazhdimësi të Isa Mustafës

Kryetari i VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Lumir Abdixhiku për kryetar të LDK-së.

Mujka, zgjedhjen e Abdixhikut e ka quajtur si vazhdimësi të Isa Mustafës, pasi votat i mori nga mbështetësit e tij.

Nënkryetari Mujka përmes një postimi në facebook, është talluar me këtë “reformë” të LDK-së.

Postimi i plotë nga Mujka:

Fitorja e Lumir Abdixhikut nuk është aspak befasuese nëse analizoni mirë faktin se shumica e degëve dhe kryetarëve të degëve që kan mbështetur më parë Isa Mustafën sot votuan Lumirin.

Tekefundit Lumiri është vazhdimësi e Akademikëve dhe Riinvestit.

Reforma a????????.