Qeveria miraton masat e reja

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për të frenuar në Kosovë, sipas propozimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga 20 gushti deri më 1 shtator do të mbyllen klubet e natës, do të reduktohet orari i gastronomisë dhe dasmat do të lejohen të mbahen vetëm deri në orën 22:30 dhe me vetëm 150 mysafirë.

Ministri Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.

“Duke iu referuar të dhënave, duke balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik e ekonomik propozojmë ndërmarrjen e masave të reja. Masat janë proporcionale me rreziqet e shkaktuara. Masat nuk përcaktojnë obligimin e vaksinimit të detyrueshëm duke qenë se kufizimet e vendosura mund të përmbushen me dëshmitë e statusit të vaksinimit, të rezultatit se personi nuk është i infektuar ose se ka antitrupa të mjaftueshëm. Nuk përjashtojmë marrjen e masave të reja varësisht nga situata epidemiologjike. Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK, ekspertëve kërkojmë aprovimin të këtij propozimi”, ka thënë Vitia.