Murati beson se SHBA-ja ka një plan për zëvendësimin e Planit të Ahtisaarit

0
282

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se Kosova me këtë kushtetutë që ka dhe me mundësinë e implementimit të një asociacioni me veriun, mbetet çdo herë një vatër e mundshme e krizës që mund vazhdimisht faktori rus ta ndezë, dhe SHBA-ja, siç shprehet ai, sipas të gjitha gjasave, me analizat e tyre e kanë vërejtur që duhet të gjendet shpejt një zgjidhje, e të hiqet dorë nga koncepti i Kosovës ahtisaariane dhe të shkohet me një model në të cilin do të zgjidhen problemet shqiptaro-serbe edhe duke u bërë ridefinimi i kufijve.

Murati në Intervistën e Javës në Koha.net, thotë se në rast se ajo do të ndodhte, do të binin pengesat që Kosova i ka me Pako të Ahtisaarit.

“Kosova me këtë kushtetutë, me mundësinë e implementimit të një asociacioni me veriun shumë problematik, mbetet çdo herë një vatër e mundshme e krizës që mund vazhdimisht faktori rus ta ndezë, dhe amerikanët, sipas të gjitha gjasave me analizat e tyre e kanë vërejtur që duhet të gjendet shpejt një zgjidhje, të hiqet dorë nga koncepti i Kosovës ahtisaariane dhe të shkohet me një model në të cilin do të zgjidhen problemet shqiptaro-serbe edhe duke u bërë ky ridefinim i kufijve, sepse në rast se ajo do të ndodhte, do të binin pengesat që Kosova i ka me Pako të Ahtisaarit”.

“Normalisht, Asociacioni nuk do të vinte në shprehje, askush s’do t’i prekte të drejtat e minoritetit serb dhe minoriteteve tjera, sepse minoriteti serb ka privilegje bllokuese sepse përmes Kushtetutës së Kosovës që buron nga Pakoja e Ahtisaarit, ata kanë mundësi të na bllokojnë kushtetutën, një sërë ligjesh, dhe shpeshherë bimë në bllokada të caktuara institucionale. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të ri”, sqaroi kryetari i LB-së.