Murati habitet pse Haradinaj falenderon Sllovakinë

Kryetari Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka shprehur habi me falenderimin që Kryeministri Haradinaj ia bën Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë për qëndimin e tij për mosndryshimin e kufijve të Kosovës.

Murati ka shkruar se deri sa Sllovakia nuk e njeh Kosovën si shtet, natyrisht që atë e konsideron si pjesë të Serbisë dhe nuk si të jetë për ndryshim të kufijve!

“Situatë goxha absurde kjo!”, ka shkruar Valon Murati në lidhje me falenderimin e kryeministrit Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i Valon Muratit:

Sllovakia zyrtarisht nuk e njeh Republikën e Kosovës, rrjedhimisht e konsideron se është pjesë e Serbisë. Në anën tjetër kryeministri ynë e falënderon ministrin e punëve të jashtme të Sllovakisë për qëndrimin e tyre kundër shkëmbimit të territoreve! Situatë goxha absurde kjo! Sllovakia njëherë duhet të njoh Kosovën në këta kufij, për të pasur pastaj qëndrim pro ose kundër shkëmbimit të territoreve, ripërcaktimit apo korrigjimit të kufijve. Çdo gjë qëndrim tjetër, nënkupton se Sllovakia është kundër shkëmbimit të territoreve sepse tërë Kosovën e konsideron brenda kufijve të Serbisë.