Murati: Nuk guxojmë ta humbin rastin historik për Luginën (Video)

0
353
Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, në Rubikon të KTV-së ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment që ta përfshijë Luginën e Preshevës në dialogun me Serbinë, meqë sipas tij, pas 100 vitesh është hera e parë që po ofrohet një mundësi e tillë.
“Mendoj që interes i shqiptarëve dhe i Kosovës është që të përfshihet edhe Kosova Lindore, për një bisedë të balancuar me Serbinë”, ka thënë Murati.
“Qe 10 vjet është folur vetëm për Kosovën, vetëm për serbët në Kosovë, është hera e parë që po na ofrohet mundësia që të flasim për Serbinë, për shqiptarët në Serbi”, ka thënë më tej ai, përcjell Koha.net.