Murati: Ridefinimi i kufijve, proces që nuk ka të ndalur

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në një prononcim për gazetën zëri  deklaron se është e rëndësishme që një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, siç janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë lënë mundësinë e hapur që ky ridefinim kufijsh të vihet në tryezën e bisedimeve dhe ne jemi të bindur se ky proces nuk ka të ndalur.

“Sa i përket idesë për korrigjim të kufijve, Lëvizja për Bashkim ka një qëndrim të qartë, pasi tash e 10 vjet nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e problemit mes Kosovës e Serbisë përveç ridefinimit të kufijve mes këtyre shteteve. Këtu do të duhej të përfshiheshin tri komunat ku jetojnë shqiptarët në Kosovën Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe tri komunat ku serbët janë shumicë, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan. Në të dyja pjesët ka shqiptarë e serbë dhe do të duhej të respektohej parimi etnik në vendosjen e kufijve.
(…) Është e rëndësishme që një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, siç janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë lënë mundësinë e hapur që ky ridefinim kufijsh të vihet në tryezën e bisedimeve dhe ne jemi të bindur se ky proces nuk ka të ndalur. Ne jemi të bindur se kjo ide çdo herë e më shumë do të forcohet dhe nuk do të paraqes kurrfarë rreziku, kur dy shtete të merren vesh mes vete”.