Murati: Vlera e koeficientit prej 105 euro është e pastër, pa shtesa

Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot vlerën e koeficientit të pagës në sektorin publik.

Vlera e caktuar është 105 euro e cila do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhojë vlerën e pagës për të gjithë zyrtarët e sektorit publik.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se kjo është arritur falë bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Po ashtu ai ka treguar se koeficienti me vlerë prej 105 euro është vlerë e pastër pa shtesa, ndërsa nëse shtohen edhe shtesat do të jetë +12%.