Muriqi ia siguron tre pikët Mallorcas ndaj Atletico Madridit

Mallorca ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Atletico Madridit në luftën për mbijetesë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 31-të, në të cilën golin e vetëm e shënoi futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Atletico Madridi dominoi pjesën më të madhe të lojës, por që nuk ia arriti të gjejë golin, pavarësisht tentimeve ndaj portës së Mallorcas.

Muriqi e shënoi golin e vetëm nga penalltia, në minutën e 69-të.

Mallorca pas fitores largohet përkohësisht nga zona e rrezikshme, ku kalon në pozitën e 17-të, me 29 pikë, pas 31 ndeshjeve.