Joshua e Wilder sonte në ring, këtu mund t’i shikoni meçet e tyre

Ish-kampionët e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder, do të përballen me kundërshtarët e tyre mbrëmjen e sontme, që do të organizohet në Riad të Arabisë Saudite.

Britaniku Joshua do të përballet me Otto Wallin, me amerikanin Wilder që do të përballet me ish-kampionin Joseph Parker, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëse Joshua dhe Wilder fitojnë të dy, ata mund të luftojnë me njëri-tjetrin në 2024. Meçi Wilder – Parker, do të zhvillohet me fillim nga ora 23:30, kurse Joshua dhe Wallin pritet të ngjiten në ring rreth orës 01:00 pasmesnate.

Këtu mund t’i shikoni të dy meçet e mëdha, por edhe parameçet e tjera që zhvillohen sonte – LINK