Mushkolaj ironizon me Kurtin e Vitinë: A po na kallxon dikush çfarë efekti pozitiv patën këto masat 12 ditore?

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka pyetur në lidhje me efektin e masave të vendosura para dy javësh nga Qeveria Kurti, raporton Fokusi.info.

“A po na kallxon dikush çfarë efekti pozitiv patën këto masat 12 ditore? Apo veç ishte një eksperiment i kotë?”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndryshe, sot qeveria ka marrë vendim për heqjen e atyre kufizimeve.

Nga nesër hapet gastronomia dhe qendrat tregtare, derisa ora policore do të vazhdoj nga ora 22 e 30.