Musliu për videon e VV-së: Albin, kësaj radhe s’të ndihmon as përdorimi i figurës së Thaçit dhe Veselit

Deputetja e PDK-së,Ganimete Musliu, ka reaguar për një video të postuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Musliu ka thënë se VV-ja të vetmen gjë që din ta bëjë është propaganda.

“Albin Kurti me një video të postuar në faqen e e VV në Facebook edhe njëher e konfirmoj që të vetmen punë që din ta bëjë êshtë propaganda”, ka shkruar Musliu.

“Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe. Kësaj radhe as përdorimi i figurës së Thaçit e Veselit nuk të ndihmojnë dot. Populli nuk po ushqehet më me propagandë e rrena”.

Ajo madje i ka bërë thirrje qeverisë që t’i paguajë mësimdhënësit.

“Deri dje të kemi njoftë pak njerëz që jemi përballë me ty, sot të njeh tërë Kosova që je vetëm një MASHTRUES dhe një RRENC i madh. Paguaj mësimdhënësit se mjaft i poshtërove”.