Mustafa deklarohet pas takimit me Lajçak

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Të mërkurën kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e LDK-së, Mustafa e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet e partisë së tij për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke.

Ndërsa Lajçak tha se e vlerëson që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm.