Mustafa para takimit të sotëm me Kurtin flet nëse do të ketë marrëveshje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në Kuvnedin e Republikës së Kosovës, ku pritet të zhvillojë takimin e radhës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Mustafa rrugës për në takimin e paraparë për orën 16:00, është përgjigjur shkurt në pyetjet e mediave nëse sot do të ketë marrëveshje.

Ai ka thënë se këtë nuk e di edhe pse për atë po takohen.

“Po bisedojmë dhe kur bisedojmë gjithmonë në të mirë të marrëveshje dhe kur arrijmë marrëveshje nuk mund të ju garantojmë sot”, ka thënë Mustafa në një përgjigje të shkurtër për Ekonomia Online