Mustafa “shkrihet” së qeshuri kur i përmendet sondazhi i VV-së: Nuk tutet ariu me shoshë

0
204

Kur autori i emisionit Debat, ia ka përmendur Isa Mustafës sondazhin e VV-së që e publikoi në pikun e negociatave për koalicion, kryetari i LDK-së është ndalur dhe ka qeshur gjatë.

“Nuk më revoltoi fare por nuk bëhet ajo punë ashtu, kur je në negociata nuk zhvillohen anketat me qytetarë derisa je duke bërë negociata. Kjo punë nuk bëhet ashtu”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se ia kanë bërë qejfin vetes me këtë sondazh.

“Qejfin ja kanë ba pak vetës por edhe kanë dëmtu pak veten sepse të ngriten ambiciet dhe pastaj bëhesh irracional në procesin e vendimarrjes”, u shpreh ai

Tutje Mustafa tha se nuk është politikë e krejt VV’së por e disa personave që kanë lexuar shkrime e revista.