Mustafa: S’munden vetëm mjekët, paniku evitohet vetëm kur punojnë bashkë Presidenti, Parlamenti, Qeveria

0
196

Lideri i LDK-së, Isa Musata ka deklaruar se situata me koronavirus duhet të menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarët e bizneset.

Mustafa tha se s’munden vetëm mjekët dhe se është koha që institucionet pareshtur të komunikojnë me njëri-tjetrin.

“S’munden vetëm mjekët.Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria.S’duhet humbur kohë”, tha Mustafa.

Ai gjithashtu theksoi se paniku tek qytetarët dhe bizneset evitohet vetëm kur i shohin se po punojnë bashkë ata që po kërkojnë me arsye disiplinë në çdo subjekt.

Lideri i LDK-së deklaroi se duhet të veprohet sa më shpejtë edhe me gjendje të jashtëzakonshme, pasi vendi po përballet me një fatkeqësi e cila po shpërndahet në gjithë territorin.

“Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka fol qartë!Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi propocione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll”, përfundoi Mustafa.