Mustafi këtë muaj mund të largohet nga Arsenali

0
256

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, së shpejti mund të largohet nga skuadra Arsenal.

Sipas the Mirror, futbollisti 27 vjeçar mund të largohet nga Stadiumi Emirates gjatë afatit të janarit të këtij viti, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mustafi është i interesuar që ta diskutojë mungesën e paraqitjeve të tij me Topçinjtë dhe nëse nuk i premtohet ndonjë gjë, ai mund të kërkojë që të transferohet.

Kujtojmë se futbollisti në fjalë ka pasur vetëm tre paraqitje në Premier Ligë gjatë këtij sezoni.