Nagavci: Kur ta përfaqësoj Kosovën, Thaçi duhet t’i përgjigjet ftesës së Kurtit për konsultim

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, në një postim të bërë në faqen zyrtare të saj Facebook, ka reaguar menjëherë pas konferencës që presidenti Thaçi bëri për media.

Nagavci, citoi presidentin Thaçi, i cili në shumë raste përmendi se po vepron konform Kushtetutës, shkruan Indeksonline.

E njëjta tha se presidenti Thaçi para se gjithash duhet t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit Albin kurti për konsultim.

Ky është postimi i saj i plotë:

Presidenti Thaçi në konferencën për media, disa herë përmendi që respekton Kushtetutën e vendit. Shumë mirë. Vetëm edhe duhet të ketë të qartë se si i përcakton Kushtetuta obligimet dhe përgjegjësitë e Presidentit, të Qeverisë dhe të Kryeministrit të vendit.

Dikush duhet t’i sqarojë Presidentit Thaçi se ai duhet fillimisht t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për konsultim, të sigurohet se ka kuptuar se cila është politika e jashtme që propozon dhe zbaton Qeveria dhe pastaj të përfaqësojë Republikën e Kosovës jashtë vendit, sipas kordinimit paraprak.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

1. Qeveria propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit; ( nenit 93, pika 1.)

2. Kryeministri i vendit, këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit; (Neni 94, pika 9)

3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë; ( Neni 84, pika 1)