Naser Pajazitaj dorëzon kërkesën për dëmshpërblim, ia kërkon shtetit mbi 1 milion euro

Mbajtja në burg e Naser Pajazitajt, si i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij Donjeta Pajazitajt, mund t’i kushtojë shtetit mbi 1 milion euro.

Ai u lirua me një vendim të Kolegjit Penal të Gjykatës Supreme, më 6 prill.

E Pajazitaj e ka dorëzuar kërkesën për kompensim në Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga avokati Ahmet Tahiri.

Klankosova.tv e ka siguruar edhe dokumentin ku shihet se Naser Pajazitaj, ia kërkon shtetit mbi 1 milion euro.

“107 mijë e 460 euro po kërkohen në emër të qëndrimit në paraburgim, 14 mijë e 400 euro në emër të vizitave familjare në paraburgim, 28 mijë e 800 euro në emër të fitimit të humbur dhe 1 milionë euro në emër të dëmit material. 335 euro të tjera kërkohen në emër të përpilimit të kërkesës për kompensim dëmi”, thuhet në dokument.