Natasha Kandiç thumbon Ivica Daçiçin për Kosovën

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç ka ironizuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Kandiç përmes profilit të saj zyrtar në Twitter, është shprehur se sa po i kushtojnë udhëtimet Daçiçit për të bindur shtetet e vogla për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, raporton Express.

Kandiç ka shkruar:

“Ministri i Punëve të Jashtme është “më meritori” për futjen e taksës mbi mallrat nga Serbia. Ai është ende i angazhuar për të bindur shtetet e vogla për të anuluar vendimet për njohjen e Kosovës. Sa kushton udhëtimi i tij?”

Ministar spoljnih poslova je “najzaslužniji” za uvođenje taksi na robu iz Srbije. Još uvek se bavi ubeđivanjem malih država da ponište odluke o priznavanju Kosova. Koliko koštaju ta njegova putovanja?”