Ndahet nga jeta në moshën 103-vjeçare ikona e Hollywood-it, Kirk Douglas

Një ndër aktorët ikonë të Hollywood-it është ndarë sot nga jeta në moshën 103-vjeçare. Familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit Kirk Douglas, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur një nga tre djemtë e tij, Michael.

“Me hidhërim të thellë unë dhe vëllezërit e mi ju bëjmë me dije se Kirk Douglas u nda nga jeta ditën e sotme”, ka thënë Michael për “People”. Lindur në New York më 1916, Kirk e zhvilloi karrierën artistike në ‘epokën e artë’ të Hollywood-it. Më 1949 fitoi çmimin e parë Oscar për filmin “Champion”, ndërsa numëron pjesëmarrjen si protagonist në dhjetra prodhime kinematografike.

Mes shumë vështirësish në jetën personale, që përfshijnë një trompozë që i dëmtoi aftësinë komunikuese dhe vdekjen e të birit, Eric, si pasojë e ovërdozës, Kirk qendroi më pranë familjes, ashtu sikurse iu përkushtua bamirësisë. Spielberg është shprehur se Hollywood-i ka humbur legjendën e fundit të kinemasë.