Ndërroi jetë ish – ushtari i UÇK-së, Nehat Shala

0
801

Pas një sulmi në zemër, sot ka ndërruar jetë Nehat Shala, ish-ushtar i UÇK-së i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, dhe punëtor në Komunën e Drenasit, shkruan Fokusi.info.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ky është lajm i trishtueshëm, sepse sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala.

Lexojeni të plotë reagimin e Ramiz Lladrovcit:

Lajm i trishtueshëm, sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala.

Nehat Shala, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke marrë pjesë në betejat e lavdishme të kësaj brigade.

Ai ishte i dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit.
Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve!

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Nehat Shalën!