Ndërroi jetë mësuesja nga Podujeva

Në moshën 39-vjeçare ka ndërruar jetë Burbuqe Babatinca.

Babatinca ishte mësuese në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” në Podujevë, shkruanLlapi.info.

Sipas një njoftimi, varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 17:30, në varrezat e qytetit “Te Hekurudha”.