Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Bedri Muzaqi

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Brigada 142, Batalioni i Dytë i Zonës Operative të Shalës, Bedri Muzaqi nga fshati Brusnik i Komunës së Vushtrrisë, shkruan fokusi.info.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, dega në Vushtrri.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e mërkurë) më 5 shkurt 2020 në ora 15:00, në fshatin e tij të lindjes, Brusnik i Komunës së Vushtrrisë./Fokusi.info/