Përveç veteranëve edhe sektori privat i kërkon Presidentes mos-dekretimin e ligjit për pagën minimale

Në adresë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka shkuar një kërkese përmes së cilës po kërkohet që jo mos ta dekretojë ligjin për pagën minimale në vend.

Kërkesa është bërë nga Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës.

Jusuf Azemi ka publikuar atë në faqen e tij ën Facebook ku ka renditur katër arsye se pse ky ligj nuk duhet të marrë ‘izen’ e presidentes.

Por nuk janë vetëm ky sektori që po kërkojnë nga presidentja që ligji të mos-dekretohet.

Janë veteranët e UCK që gjatë një takimi të djeshëm me Osmanin kanë kërkuar që ligji të mos jetësohet për shkak se kategoritë dala nga lufta nuk janë përfshirë në ligjin për pagën minimale prej 264 eurove./Fokusi.info/