Ndërron jetë në moshën 73 vjeçare, aktori i madh shqiptar, Mirush Kabashi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, aktori i madh shqiptar, Mirush Kabashi, shkruan Fokusi.info.

Mirush Kabashi ka qenë artist i njohur.

Ai lindi në Shkodër, por është rritur në Durrës. Origjina e tij ishte nga Gjakova. Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqiptari.

Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Ngushëllime familjarëve dhe miqëve të tij, ngushëllime artit shqiptar në përgjithësi