Ndërron jetë veterani dhe invalidi i UÇK-së, Nusret Musliu – CURRI

Ka vdekur veterani dhe invalidi i UÇK-së, Nusret Musliu – CURRI , shkruan Fokusi.info.

Njoftimi është dhënë nga OVL e UÇK-së, Dega në Shtime.

“Të nderuar bashkëluftëtar, miq e shokë ju njoftojm se varrimi i Invalidit të UÇK -së Nusret Musliu -CURRI , bëhet sot më 24.03.2022 në ora 17:00 në varrezat e Veteranëve të UÇK-së në Shtime”.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR!

Ka ndërruar jetë Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nusret Ramadan Musliu “CURRI”.
Bashkëluftëtari ynë na iku papritmas dhe ky lajmë na tronditi thellë neve të gjithë bashkëluftëtarëve, familjarët e miqtë e tij e të gjithë ata që e njohën dhe bashkëvepruan me Nusretin “CURRIN”

Ai pas një sulmi kardiak sonte shkoj në amshim duke na lënë të pikëlluar, lutemi për shpirtin e tijë.

Organizata e Veteranëve dega në Shtime u shpreh ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë miqve të Nusretit.

Lavdi jetës dhe veprës së luftëtarit Nusret Musliu Curri!

Të nderuar bashkëluftëtar, miq e shokë ju njoftojm se varrimi i Invalidit të UÇK -së Nusret Musliu -CURRI , bëhet sot më 24.03.2022 në ora 17:00 në varrezat e Veteranëve të UÇK-së në Shtime.