Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Ymer Durguti

Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 52 vjeçare ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Durguti nga Rahoveci, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi thekson se Ymeri do të kujtohet përherë si njëri prej ushtarëve të devotshëm të UÇK-së që i shërbeu luftës për çlirim deri në fund.

“Kontributi i tij në Batalionin II të Brigadës 124 “Gani Paçarrizi”, Zona Operative e Pashtrikut, ishte i vlefshëm dhe domethënës në betejat ushtarake të UÇK-së kundër armikut. Të qenit ushtar për Ymerin nuk u ndal me përfundimin e luftës, pasi që ai vazhdoi kontributin e tij për një kohë, edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës”, shkruan ai ndër të tjera Latifi.