Sot paraqitja e parë e Veselit para Speciales

Kadri Veseli sot do të paraqitet para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Paraqitja e parë e Kadri Veselit para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të bëhet sot në ora 15:00.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën e DHSK-së.

Dje para Speciales kanë folur edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në internet me një vonesë të shkurtër.