Vrasja e 24-vjeçarit në Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar

Një përleshje me thika në Ferizaj, ka përfunduar me vrasje. Atje është vrarë një 24-vjeçar, me inicialet B.Q. policia ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar katë persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“04.09.2020-20:08. Lidhur me rastin me datën 05.09.2020 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

Ndërkaq policia përmes një komunikate dërguar të shtunën ka dhënë detaje për rastin.

“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë. Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se i njëjti nga ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.