Ndodh edhe kjo: Veterani i UÇK-së veturën e regjistruar, në Graçanicë gjobitet për skadim të afatit (dokument)

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Graçanicë, të komunitetit serb, kanë gjobitur veteranin e luftës së UÇK-së, Naim Beqiri, për skadim të afatit të regjistrimit të veturës, edhe pse vetura e tij ka afat të regjistrimit, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për këtë, e ka dhënë Xhevdet Qeriqi i cili ka njoftuar edhe se kanë bërë ankesën në Inspektoratin e Policisë dhe kërkon të merren masa ndaj dy policëve dhe të shkarkohen nga detyra.

“Dje, bashkë me luftëtarëin e UÇK-së Naim Beqiri, kemi përpiluar një ankesë dhe e kemi dorëzuar në Inspektoriatin e Policisë të Republikës të Kosovës.
Luftëtari i UÇK- së Naim Beqiri, në mbrëmjen e 19 gushtit duke lëvizur me veturën e tij, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, është ndaluar nga një patrullë e Policisë të Kosovës, nga dy pjestarë të Policisë të komunitetit serb.
Në momentin kur e kanë kuptuar se Naimi ka qenë, Pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai është provokuar në forma të ndyshme.
Edhe pse e kishte të regjistruar automjetin e tij, këta dy pjestarë të komunitetit serb e kanë gjobitur se gjoja veturës të tij i ka skaduar afati i regjistrimit. Për ne si luftëtarë të UÇK-së është i pafalshëm ky veprim, andaj duke u bazuar në provat e ofruara nga i dëmtuari e në këtë rast, Naim Beqiri, kërkojm nga Inspektoriati i Policisë të Republikës të Kosovës, që të marrë masa të menjehershme, ndaj këtyre dy policëve dhe ti shkarkoj nga detyra të cilën e ushtrojn, shkruan Qeriqi, i cili edhe ka publikuar dokumentet për këtë rast./Fokusi.info/