Ngjarje e rëndë: Gruaja bie nga kati i dytë duke larë xhamat, humb jetën

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Fierit. Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit. Sipas dëshmitarëve dyshohet se gruaja ka qenë duke larë xhamat e dritareve ndërsa ka rënë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “29 Nëntori”, në Fier.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.