Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 20 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur 20 aksidente të trafikut. Një prej tyre ka qenë me fatalitet, pesë të tjerë me të lënduar, teksa 14 janë raportuar me dëme materiale.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar 1 mijë e 220 tiketa.

Më tej në statistikat e policisë, bëhet e ditur se janë arrestuar 16 persona për vepra të ndryshme penale, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/