Nën kërcënimin e armës, dy persona e sulmojnë dhe ia grabitin paratë një qytetari

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton rreth një grabitjeje që ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në qytetin e Pejës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar.