Nën ndikim të alkoolit ushtroi dhunë psikike ndaj gruas dhe djalit – arrestohet mitrovicasi

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 17:50 dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.