Shtatë marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Në një konferencë të përbashkët, presidenti turk, Erdogan, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik, raporton Euronews.al.
Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive:
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetëror të Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit të Shqipërisë.
- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve ndërmjet dy ministrive të dy vendeve.
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet agjencisë Anadolu dhe agjencisë telegrafike shqiptare.
- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
- Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të fatkeqësive ndërmjet drejtorisë së emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe Ministrisë se Jashtme të Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operës dhe Baletit dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operës dhe Baletit të folklorit shqiptar.