Nëna me fëmijë nga Maqedonia që gjendet në Siri apel shtetit, “Më ndihmoni të kthehem në shtëpi” (Video)

Fytyrat e fëmijëve mes pluhurit dhe mbeturinave të shoqërojnë kudo në kampin Al-Hawl. Përreth tyre gra dhe vajza që bartin ushqimet e paketuara dhe tentojnë të pastrojnë mes çadrave.

Janë me mijëra në Al Hawl. Më shumë se një kamp është një burg gjigant ku familjarët e ushtarëve të ISIS të kapur rob janë të izoluar dhe të detyruar të jetojnë në çadra.

Për të gjetur gratë dhe fëmijët shqiptarë grupi i xhirimit i A2 iu desh të endej për disa orë. Për minuta me radhë gazetari Julian Kasapi nuk merr asnjë përgjigje në shqip në këtë kamp gjigant në kufi me Irakun.