VV zgjedh kryesuesin e Këshillit Gjyqësor personin që mban dy pozita, reagon Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Miftaraj, përmes një shkrimi në Facebook, tha se kryesuesi i ri do ketë dy pozita drejtuese, atë të kryesuesit të KGJK, dhe kryetarit të Komisionit të Provimit të Jurisprudencës.

‘’ Kur VV ishte ne opozite bashke kerkonim mu zbatu ligji per Parandalim te Konfliktit te Interesit. Sa zhurmen e kemi ba bashke, bile edhe protesta more jane organizu, sa akuza e fjale te renda jane fol ne Kuvendin e Kosoves. Vakt o vakt’’, shkroi Miftaraj.

Ai tutje tha se prej ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes, kemi mbetur duke kërkuar ndaljen e shkeljes së ligjit.

Ky është reagimi i plotë:

‘’ Gjykatësi Albert Zogaj është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Kryesuesi i ri do te kete dy pozita drejtuese, ate te Kryesuesit te KGJK dhe te Kryetarit te Komisionit te Provimit te Jurisprudences.

Kur VV ishte ne opozite bashke kerkonim mu zbatu ligji per Parandalim te Konfliktit te Interesit. Sa zhurmen e kemi ba bashke, bile edhe protesta more jane organizu, sa akuza e fjale te renda jane fol ne Kuvendin e Kosoves. Vakt o vakt.

Prej se erdh VV ne pushtet kemi mbet vetem ne me kerku mu ndal praktika e shkleljes se ligjit. Kemi mbet jetima. Mbase kemi mbet jetima, po qendrimet si kemi ndryshu, e as nuk kemi me i ndryshu.

Neni 13

Zyrtari i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues te organeve të institucioneve të tjera publike, përveç nëse parashihet ndryshe shprehimisht me ligj.

Sidoqofte, Kryesuesit te ri, urime pozita dhe pune te mbare. Ku i dihet nashta na deshmon se ka me ba pune te mira, edhe perkunder faktit se ne baze te ligjit smundet me i mbajt dy pozitat.’’