Nënshkruhet kontrata 263 mijë euro për këpucat standarde të policisë

Tenderi që peshon 263 mijë euro do t’i bëjë me këpucë standarde rreth 1 mijë policë të Policisë së Kosovës. Kontrata është nënshkruar më 14 dhjetor me kompaninë vendase “Solid”.

Rreth 1 mijë policë të Kosovës do të bëhen më këpucë të reja së shpejti.

Kështu thotë kontrata e nënshkruar më 14 dhjetor, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Sipas tenderit që peshon 263 mijë euro, rreth 1 mijë policë të Policisë së Kosovës do furnizohen me këpucë standarde policore.

Ato do të punohen nga ndërrmarrja vendore për prodhimin e këpucëve “Solid”, kompani kjo e cila e ka bazën në Suharekë sipas Sinjalit.

Për këtë prokurim publik, Policia e kishte parashikuar vlerën e kontratës prej 265 mijë eurove, po firma suharekase e këpucëve e ka ofruar çmimin me të ulët, atë prej 263 mijë eurove.