Nënshkruhet memorandum ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

Përmes një komunikate për media të Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se ata së bashku nënshkruan një Memorandum të Bashkëpunimit.

“Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës”, thuhet tutje në komunikatë.