Nëntë viktima dhe 675 raste me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 48 orët e fundit janë shënuar 675 raste të reja dhe nëntë humbje jete si pasojë e COVID-19.

Më 1 janar janë kryer 1 mijë e 858 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, ndërsa nga të dhënat e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 268 raste pozitive.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, nëntë qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 1 mijë e 190 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë që numri i të shëruarve ka shkuar në 34 mijë e 353.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët tre pacientë janë të intubuar./TCH