Nervozohet Oki: Unë fëmijët në korrik nuk i çoj në shkollë

0
401
Tashmë dy javë mësimdhënësit në Kosovë janë në grevë, e Qeveria në anën tjetër po bën thirrje  të vazhdushme për të nisur procesin mësimor.
Madje të gjitha orët që po humbin, sipas Qeverisë së Kosovës duhet të zëvëndësohen, derisa në anën tjetër, SBASHK’u e thotë të kundërtën.
Sidoqoftë, në këtë kohë mjaftë  të rëndë për arsimin e Kosovës, ka qenë aktori Fatmir Spahiu që ka postuar një status, që lidhet pikërisht me këtë çështje.
“Une femijet ne Korrik nuk i qoj ne shkolle me dite qe cdo flete te librit ju behet “Gervish dhe fito””, ka shkruar ai.