Nesër bëhen homazhe për dëshmorin, Hamdi Ferati

0
456

Me rastin e 19 vjetorit të rënies së tij, nesër ( e enjte) 10 maj 2018, mbahen homazhe për dëshmorin, Hamdi (Qazim) Ferati.

Nga ora 12:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Ndërkaq, nga ora 12:20 bëhen homazhe tek lapidari i dëshmorit në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

Hamdi Ferati u vra më 10 maj 1999 gjatë një aksioni në fshatin Studime të Komunës së Vushtrrisë.