18-vjeçari nga Dragashi humb jetën në liqenin në hyrje të Maqedonisë së Veriut

“Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit”, njofton zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Gazeta Express mëson personi që humbi jetën ishte 18-vjeçar nga fshati Brrut i Dragashit.

Ndërsa liqeni ku humbi jetën në territorin e Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht në gjetjen e personit po angazhohen autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Somanollaj ka thënë se vazhdimisht janë në kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut.