Nesër mbahet simpozium për figurën Skënderbeut (VIDEO)

Nesër nga ora 12:00 në Hotelin Grand në Prishtinë do të mbahet simpoziumi kushtuar 552 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova ka qenë i ftuar profesori Muhamet Mala, i cili ka dhënë detaje për simpoziumin që pritet të mbahet me datë (17.01.2020) për ta nderuar dhe hedhur dritë mbi figurën e heroit kombëtar.

“Ky simpozium organizohet nën përkujdesjen e Kolegjit “Iliria” me president Mixhait Reçin”.

“Në përmbajtjen e vet [simpoziumi] ka për qëllim që ta shënojë këtë datë dhe gjithashtu t’i mbledhë bashkë studiuesit nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë”.

“Do ta marrin pjesë studiues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Qëllimi i këtij simpoziumi është që të ndriçohet figura e Skënderbeut në aspekte të ndryshme – në një far mënyre të hidhet dritë mbi personalitetin e tij”.

Për t’u informuar më shumë rreth këtij simpoziumi dhe personalitetit të Skënderbeut, ndiqni intervistën e zhvilluar me profesorin Mala.