Nesër varroset veprimtari i çështjes kombëtare, Malush Ademaj

Veprimtari i çështjes kombëtare, Malush Ademaj, do të varroset nesër (e mërkurë), në ora 15:00, në varrezat e Katundit të Ri të Komunës së Pejës.

Arkivoli me trupin e pajetë të veprimtarit Malush Ademaj, do të mbërrij nga Gjermania nesër në ora 09:00 në aeroportin “Adem Jashari”, kurse mbledhja komemorative do të mbahet në ora 10:00, në teatrin e qytetit të Pejës.

Malush Ademaj, i cili ishte edhe ish i burgosur politik, ka ndërruar jetë para disa ditësh në Gjermani.