Përvjetori i 70-të i Këshillit të Europës, Cakaj: riafirmojmë angazhimin për nxitjen e reformave

Ministri i Shtetit për Europën Gent Cakaj, mori pjesë sot në përvjetorin e 70-të të Këshillit të Europës, në Helsinki.

“Sot në përvjetorin e 70-të të Këshillit të Europës, ne mblidhemi në Helsinki për Ministerialin e 129-të. Unë riafirmoj angazhimin tonë pa rezerva ndaj misionit të Këshillit të Europës dhe ofrojmë mbështetjen tonë për të nxitur reformën e gjerë për institucionet më të forta demokratike, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”, – shprehet Cakaj.