Nga 93,31% e kutive të numëruara rezulton garë e fortë

Votuesit në Maqedoni në rrethin e dytë në këto zgjedhje presidenciale kanë votuar në këtë mënyrë:

Nga rreth 93,31% e kutive të numëruara deri më tani, ose e përthyer në vota 756.961 të tilla, kryeson kandidati i mazhorancës, Stevo Pendarovski me 52,24 për qind (395.416 vota) kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 44,19% për qind (334.508 vota).