Nga BSPK tregojnë kur dalin pagat për grevistët

0
175

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli ka thënë se pagat për mësimdhënësit e shërbyesit civil që janë në grevë, do të dalin të hënën.

Sipas tij, ka ndodhur një gabim teknik, por se ekzekutimi i tyre do të bëhet të hënën.

“Për pagat unë sot kam pas një komunikim me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodh një gabim Teknik. Unë besoj se të hënë do të ekzektohen”, tha Hykolli në konferencë.